Multi-Split

Më pak është më shumë.

Pse të zgjidhni Multi-Split?

Ftohni ose ngrohni disa dhoma me një njësi të jashtme

Diskrete

Multi Split është një sistem rezistent që ofron klimë komode të brendshme, por që është i qetë dhe nuk bie në sy në funksionimin e vet të përditshëm.

Mirëmbajtje minimale

Multi Split kërkon më pak mirëmbajtje dhe është më i lehtë për t’u instaluar se disa njësi të jashtme split.

I gatshëm për të ardhmen

Njësia përdor teknologji të fundit dhe agjent ftohës me ndikim të ulët, për të konsumuar më pak energji dhe për ta përdorur me më shumë efikasitet.

Fleksibël

I pajtueshëm me një shumëllojshmëri njësish të brendshme, planifikimi i lehtë dhe fleksibël i instalimit nënkuptojnë se Multi Split është një njësi që mund t’i përshtatet shtëpisë suaj dhe stilit tuaj të jetesës.

Pesë në një

Ju mund të lidhni deri në pesë njësi të brendshme – të çdo game dhe stili – me një njësi të jashtme Multi Split.

Përshtatet me stilin tuaj të jetesës

Qoftë kur keni hapësirë të vogël të jashtme ose dëshironi tëlidhni shumëllojshmëri njësish të brendshme, Multi Split është një zgjidhje ideale që mund të përshtatet për të plotësuar të gjitha nevojat dhe preferencat për kondicionerë.

  • Lidhni deri në pesë njësi të brendshme në dhoma të ndara
  • Ndryshoni dhe shtoni njësi kur të dëshironi
  • Instaloni Multi Split në mur, çati ose tarracë
  • Përdorni Daikin Online Controller për të planifikuar dhe ndryshuar klimën e secilës dhomë

Të ndërgjegjshëm për mjedisin

Ne gjithmonë përpiqemi të përdorim teknologji të fundit për t’iu adresuar çështjeve mjedisore dhe të energjisë të produkteve HVAC. Prandaj Multi Split përdor agjentin ftohës me ndikim të ulët R-32 dhe një kompresor me luhatje për të reduktuar ndikimin në mjedis me 68%.

Ikona A++

Deri në A++ për ngrohje

Ikona A+++

Deri në A+++ për ftohje

Multi Split është një njësi rezistente, por kompakte, që përmban më pak tela dhe tuba, dhe kjo e bën atë një opsion të shkëlqyer për personat që kanë hapësirë të kufizuar të jashtme. Zhurma e ulët gjatë punës e njësisë bën të mundur që ajo të mos pengojë aktivitetin e përditshëm dhe të mos kontribuojë në ndotjen akustike jashtë.

Kontroll i lehtë

Mund ta menaxhoni sistemin Multi duke përdorur smartfonin tuaj. Thjesht lidhuni me WLAN dhe shkarkoni aplikacionin Daikin Residential Controller që të filloni të krijoni klimën tuaj të përkryer.

E RE: funksionet e kontrollit zanor të disponueshme me Alexa dhe Google Home

Mësoni më shumë