Ajër i pastër, sepse

ne kujdesemi për këtë

Me purifikuesit e ajrit të Daikin, ne ju premtojmë ajër më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të freskët.

Institut Pasteur de Lille vlerësoi efikasitetin e purifikuesve të ajrit të Daikin kundër viruseve respiratore.

 

Sipas testeve të kryera në laboratorët e Institut Pasteur de Lille, purifikuesit e ajrit të Daikin eliminojnë më shumë se 99,98% të koronavirusit të njeriut HCoV-229E në 2,5 minuta*. Ky virus është i të njëjtës familje si SARS-CoV-2, koronavirusi që qëndron pas pandemisë së COVID-19.

Njësitë gjithashtu janë vlerësuar si 99,93% efikase kundër virusit H1N1 në 2,5 minuta*. H1N1 është virusi që shkakton gripin e zakonshëm.

Kjo do të thotë se purifikuesit e ajrit të Daikin janë një masë shtesë në luftën kundër sëmundjeve respiratore. Purifikuesit tanë kompaktë “plug-and-play”, efikasiteti i të cilëve është arritur përmes një kombinimi të filtrit elektrostatik HEPA me performancë të lartë, i cili kap virusin, të ndjekur nga një ekspozim intensiv ndaj teknologjia Flash Streamer të regjistruar me patentë nga Daikin, që eliminon virusin, mund të kontribuojnë fuqimisht për të reduktuar rrezikun e transmetimit të virusit respirator.

*Pajisja e Daikin MCK55WVM (emri tregtar MCK55W), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,996 % të koronavirusit të njeriut HCoV-229E në 2,5 minuta punë në shpejtësi “turbo” në kushte laboratori (dhomë hermetike me volum të brendshëm 0,47 m3, pa ndërrim të ajrit). Koronavirusi i njeriut HCoV-229E është i ndryshëm nga virusi përgjegjës për COVID-19, SARS-CoV-2, por i përket të njëjtës familje si koronaviruset.
Pajisja e Daikin MC55WVM (emrat tregtarë MC55W/VB), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,98 % të koronavirusit të njeriut HCoV-229E në 2,5 minuta punë në shpejtësi “turbo” në kushte laboratori (dhomë hermetike me volum të brendshëm 1,4 m3, pa ndërrim të ajrit). Koronavirusi i njeriut HCoV-229E është i ndryshëm nga virusi përgjegjës për COVID-19, SARS-CoV-2, por i përket të njëjtës familje si koronaviruset.
*Pajisja e Daikin MCK55WVM (emri tregtar MCK55W), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,986 % të virusit të Gripit A, nëntipi H1N1 në 2,5 minuta punë në shpejtësi “turbo” në kushte laboratori (dhomë hermetike me volum të brendshëm 0,47 m3, pa ndërrim të ajrit).
*Pajisja e Daikin MC55WVM (emrat tregtarë MC55W/VB), e testuar nga Institut Pasteur de Lille, heq 99,93 % të virusit të Gripit A, nëntipi H1N1 në 2,5 minuta punë në shpejtësi “turbo” në kushte laboratori (dhomë hermetike me volum të brendshëm 0,47 m3, pa ndërrim të ajrit)

Purifikues ajri me teknologji Streamer

Teknologjia jonë Streamer filtron grimcat që ndodhen në ajër të cilat shpesh mund të sjellin rreziqe serioze shëndetësore.

Purifikuesi i ajrit Ururu me Streamer

Purifikuesi i ajrit Daikin Ururu purifikon dhe lagështon ajrin brenda shtëpisë suaj. Thjesht mbushni herë pas here rezervuarin me 2,7 litra dhe kështu do të mund të krijoni lagështi në dhomë me vëllim maksimal prej 500 ml/h.

Nxisni një sistem të shëndetshëm imunitar

Thithni ajër të pastër dhe të shëndetshëm.

Purifikuesit e ajrit të Daikin minimizojnë simptomat e astmës dhe alergjisë duke larguar grimcat e pluhurit dhe polenin nga ajri dhe ju mbajnë të shëndetshëm duke filtruar bakteret dhe viruset që ndodhen në ajër

Kontrolloni lagështinë

Lagështia është thelbësore për një lëkurë të shëndetshme

Depozita e hollë e ujit e purifikuesit të ajrit mbush ajrin me lagështirë kur ai është tepër i thatë dhe ju ruan që të mos keni duar të thata ose fyt të thatë kur zgjoheni.

Ajër i freskët

Mbajeni ajrin të freskët

Purifikuesit tanë të ajrit kontrollojnë aromat, në mënyrë që shtëpia juaj të mbajë gjithmonë erë të freskët dhe të pastër.

1 Thithja e fuqishme

Merr ajër nga një zonë e gjerë nga 3 drejtime.

Ilustrim i thithjes së fuqishme

2 Kapja efikase e ndotësve

Kap me efikasitet pluhurin dhe ndotësit me një filtër elektrostatik HEPA.

Filtri elektrostatik HEPA

3 Dekompozimi

Përdor teknologjinë Streamer të Daikin për të dekompozuar, përmes oksidimit, substancat e dëmshme që kapen në filtër.*

Streamer

Shënim:
1 Organizata testuese: Kitasato Research Center for Environmental Science; Certifikata e rezultatit të testit 21_0026 (lëshuar nga e njëjta organizatë); Rezultati i eksperimentit: 99,9% heqje e virusit A-H1N1 pas 1 ore.
2 Organizata testuese: Japan Food Research Laboratories. Numri i testit: 15044988001-0201. Metoda e testimit: Një pjesë testimi me lëng me baktere vendoset në pjesën e sipërme të filtrit të mbledhjes së pluhurit të instaluar në një purifikues ajri dhe përdoret në një zonë testimi prej 25 m³. Numërohet numri i baktereve të gjalla pas pesë orësh. Rezultati i testimit: Të reduktuara me më shumë se 99% në pesë orë. Njësia e testit: Testuar me MCK55S (modeli japonez), një model ekuivalent me serinë MCK55W (funksionim turbo).
3 alergjenë të ndryshëm u irriduan me njësinë e shkarkimit të pastruesit të ajrit dhe u verifikua shpërbërja e proteinave në alergjenë duke përdorur metodën ELISA, kataforezë, ose një mikroskop me elektrone (studim i përbashkët me Wakayama Medical University). Shembull testimi: ‘Polen kedriu japonez Cryj-1’; Rezultati i testimit: 99,6% ose më shumë të dekompozuara dhe të hequra në 2 orë.
4 Organizata testuese: Japan Food Research Laboratories. Numri i testit: 204041635-001. Rezultati i testimit: 99,9% ose më shumë spore myku (Cladosporium) të dekompozuara dhe të hequra në 24 orë.

Ilustrimi i funksionit të heqjes së lagështirës

Lagështim i fuqishëm për të mbrojtur kundër tharjes së ajrit dhe viruseve

 

  • Mbron lëkurën, fytin dhe vrimat e hundës nga tharja.
  • Mbron kundër viruseve duke ruajtur lagështinë e duhur të dhomës.
  • Ruan nivele komode të lagështisë së dhomës (40 deri 60% RH)
  • Teknologjia Streamer eliminon bakteret në filtrin e heqjes së lagështirës.

Filtri HEPA me performancë të lartë për të kapur grimcat e imëta të pluhurit

 

Heq 99% të grimcave me madhësi mes 0,1μm dhe 2,5μm

Filtri grumbullon pluhurin me efikasitet me forca elektrostatike. Nuk bllokohet lehtë në krahasim me filtrat jo-elektrostatikë HEPA që mbledhin grimca vetëm përmes imtësisë së rrjetës.

 

Me ngarkesë elektrostatike

Filtri elektrostatik HEPA

Heq 99,97% të grimcave të imëta prej 0,3μm. Vetë fibra e filtrit është e karikuar me elektricitet statik dhe i mbledh grimcat me efikasitet. Nuk bllokohet lehtë, prandaj humbja e presionit është e ulët.

arrow-right.png

Prandaj, përmes filtrit mund të kalojë një sasi e madhe ajri.

 

 

VS

Filtri mund të pastrojë një sasi të madhe ajri!

 

 

 

Neutral nga ana elektrostatike

Filtri jo-elektrostatik

Duke qenë se kap vetëm grimcat sipas madhësisë së rrjetës, është e nevojshme që filtri të bëhet më i imët, duke bërë që të bllokohet lehtë dhe të shkaktojë humbje të lartë të presionit.

Kompakt, efikas dhe i qetë falë strukturës së re dhe inovative

Ilustrimi i strukturës së purifikuesit të ajritA thithni ajër të pastër?
Shikoni cilësinë e ajrit dhe nivelet e ndotjes në vendndodhjen tuaj në hartën më poshtë
AirCare ju tregon Indeksin Evropian të Cilësisë së Ajrit (EU AQI) në shumë lokacione të Evropës dhe botës. Cilësia e ajrit matet në një shkallë nga 0 në 100, dhe merr parasysh të gjithë ndotësit që mund të maten (grimcat PM10 dhe PM2.5, polenin, CO2, etj.).
AQI që përdor AirCare është AQI zyrtare e BE -së dhe përputhet me standardet e reja të BE -së për ajër të pastër.
.