Krijoni klimën e përkryer për klientët tuaj

Përmirësoni biznesin tuaj dhe mirëpritini klientët me një klimë komode,

duke mbajtur njëkohësisht nën kontroll kostot përmes mjeteve të

menaxhimit të energjisë.

Njësi shitjeje joushqimore

Njësi shitjeje joushqimore

Kontrolloni komoditetin dhe kostot

Klientët qëndrojnë më gjatë dhe blejnë më shumë kur ndihen komodë. Ne e kuptojmë se krijimi i një klime perfekte dhe mbajtja nën kontroll e kostove të energjisë janë thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Me Daikin Cloud dhe kontrolluesit inteligjentë, ju mund ta monitoroni me lehtësi komoditetin dhe të kontrolloni konsumin e energjisë.

Një burrë kujdeset për ushqimin

Njësi shitjeje ushqimore

Mbajini produktet të freskëta

Produktet tuaja ushqimore janë po aq të rëndësishme sa edhe klientët tuaj. Pa njërin apo tjetrin, biznesi juaj nuk do të ekzistonte. Zgjidhjet tona frigoriferike me efikasitet në energji dhe teknologjitë për kontrollim preciz të klimës janë projektuar që të ruajnë komoditetin si të ushqimeve tuaja, ashtu edhe të klientëve tuaj.

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në dyqanin tuaj

 

Nga ngrohja dhe ftohja me energji efikase, deri te kapacitetet e besueshme frigoriferike, ne kemi zgjidhje për klimën e butikut tuaj, zinxhir dyqanesh apo dyqanin tuaj ushqimor. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për dyqanin tuaj.

1. Hyrja / dyert
  • Minimizoni humbjen e ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë nga hyrja e ambientit me perdet tona të ajrit Biddle dhe kurseni deri në 72% në kosto duke e lidhur me pompat ngrohëse në vend të energjisë elektrike
2. Tavane
  • Merrni ajër të pastër me sistemet efikase të ajrosjes që rikuperojnë energjinë nga ajri i shkarkuar.
  • Kaseta unike me vetëpastrim grumbullon pluhurin nga shkëmbyesi i brendshëm i nxehtësisë për të rritur efikasitetin operacional me deri në 50% dhe redukton kostot e mirëmbajtjes
3. Raftet
  • Njësitë e fshehura në tavan ndërthuren në mënyrë të përkryer me interierin tuaj dhe lirojnë hapësirë në mure për raftet dhe vitrinat
4. Pas kontrolluesit
  • Daikin Cloud Servisi ju mundëson të menaxhoni disa pika nga çdo vendndodhje
5. Frigoriferë
  • Një sistem i besueshëm rezervë i mban gjithmonë në punë ngrirësit dhe frigoriferët, si dhe ushqimet tuaja të freskëta
6. Dhomë deponimi ku njësia është instaluar
  • Gjurma e vogël e njësisë shfrytëzon në maksimum hapësirën tuaj dhe siguron instalim të lehtë.
  • Kurseni energji dhe përfitoni nga energjia e rinovueshme me teknologjinë tonë unike të rikuperimit të nxehtësisë.
7. Kontrolluesi
  • Kontrolli i përshtatshëm për t’u përdorur dhe programet inteligjente e bëjnë kontrollin e klimës të lehtë në të gjithë dyqanin tuaj.

Efikasitet energjie

Përfitoni nga efikasiteti në energji

Çdo zgjidhje e Daikin është projektuar me teknologji inovative për kursimin e energjisë.

  • Kaseta unike me vetëpastrim deri në 50%
  • Përdorni energji të rinovueshme me teknologjinë tonë unike të rikuperimit të nxehtësisë
  • Perdet e ajrit Biddle minimizojnë humbjen e ajrit të nxehtë dhe të ftohtë nga dalja e ambientit dhe rrisin kursime në energji deri në 72% krahasuar me zgjidhjet elektrike
  • Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni dhe monitoroni konsumin tuaj të energjisë nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë

Kontrolloni kostot e energjisë

Kontrolloni kostot e energjisë

Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni të gjitha dyqanet që mund të keni nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë Menaxhoni kostot tuaja të energjisë dhe optimizoni konsumin me programet dhe raportet me përdorim të lehtë.

Plotësoni kërkesat për zhurmën

E heshtur, si brenda dhe jashtë

  • Njësitë e brendshme dhe të jashtme janë projektuar për të ofruar komoditet maksimal, edhe kur bëhet fjalë për zhurmën.​
  • Njësitë e brendshme kanë qetësi si pëshpërimë me nivele zhurme deri në 25,5 ose edhe 19 dB(A)​
  • Nivelet e zhurmës së njësive të jashtme mund të reduktohen automatikisht për zona me kufizime të forta kundër zhurmave
  • Mbyllja hermetike për zhurmat redukton zhurmën e njësisë së jashtme me 10 dB(A), duke e bërë aplikacionin e pompës së nxehtësisë jashtëzakonisht fleksibël

Reduktoni kostot tuaja totale të përdorimit

 

Zgjidhjet tona në ngrohje dhe ftohje janë projektuar për të maksimizuar kthimin e investimit të bërë. Me teknologjitë me efikasitet në energji, ju kurseni në planin afatgjatë. Duke prodhuar, instaluar dhe duke servisuar sistemin tuaj, ne jemi në gjendje të optimizojmë dhe shtojmë jetëgjatësinë e tij.

Nga butiqet e vogla të veshjeve deri te marketet e mëdha ushqimore

Sado i vogël apo i madh të jetë projekti juaj, ne kemi zgjidhje për ngrohje dhe ftohje që i përshtaten dyqanit tuaj. Gjeni zgjidhjen e duhur që i përshtatet madhësisë apo nevojës së dyqanit tuaj.

Roundflow_cassette_white_panels_Retail_Sky_air.jpg

Sky Air

  • Butiqet dhe dyqanet e vogla
  • Për nevojat tuaja thelbësore të klimës
  • Ideale për ambientet e vogla
  • Kontrolle të ndara për secilën njësi
header_vrv.png

VRV

  • Tregtuesit e mesëm
  • Instalimi fleksibël plotëson të gjitha nevojat tuaja të klimës
  • Ideale për ambientet e vogla deri të mesme
  • Kontrolloni njësitë tuaja në mënyrë të centralizuar ose individuale
air-handling-units-header.jpg

Njësitë e ajrosjes dhe trajtimit të ajrit

  • Ajër i freskët për të gjitha vendndodhjet tregtare
  • Ideale për ambientet e mesme dhe shumë të mëdha
  • Sjell brenda ajër të freskët dhe të shëndetshëm
  • E përshtatshme me të gjitha zgjidhjet e Daikin duke përdorur sistemin tonë të kondicionimit të ajrit
refrigeration_commercial.jpg

Ftohja frigoriferike

  • Shitore për ushqim dhe produkte ushqimore
  • Zgjidhje për aplikime të vogla dhe të mëdha në ftohjen e produkteve ushqimore
  • Dizajnet fleksibël u përshtaten të gjitha llojeve të ndërtesave
  • Teknologjitë e inverterit dhe të rikuperimit të nxehtësisë rrisin kursimet tuaja
tablet_control_header.jpg

Kontrollet

  • Kontrolle inteligjente për të gjithë tregtuesit
  • Kontrollojeni klimën tuaj nga çdo vend dhe në çdo kohë
  • Zgjidhni mes kontrolleve me menaxhim në mënyrë të centralizuar ose lokale -Vendosni programet e kohëmatësve
  • Optimizoni konsumin e energjisë me mjetet e menaxhimit të energjisë
  • Integrim i lehtë me pajisjet e palëve të treta
biddle_air_curtains.png

Perdet e ajrit Biddle

  • Tregtimi me dyer të hapura
  • -Redukton humbjen e nxehtësisë dhe ajrit të kondicionuar -Rrit efikasitetin e energjisë deri në 72%
  • Përmirëson qëndrueshmërinë e klimës së brendshme

Mësoni më shumë