Zgjidhje për ftohje të
proceseve industriale
me performancë të lartë
Sistemet e ftohjes së proceseve nga Daikin janë projektuar për t’iu përshtatur kushteve të nevojshme për një shumëllojshmëri aplikimesh industriale.
Ne punojmë me ju
Daikin është një partner i vërtetë kur bëhet fjalë për projektimin e zgjidhjeve të ftohjes së proceseve sipas nevojave tuaja. Konsulentët dhe instaluesit e Daikin punojnë me ju në terren për të zhvilluar një zgjidhje të personalizuar për ndërtesën tuaj, bazuar në nevojat tuaja, kërkesat, vendndodhjen, kufizimet e ndërtesës, etj. Qoftë kur kërkoni zgjidhje plug-and-play, ose diçka krejtësisht të personalizuar, ne kemi burimet e duhura që i ofrojnë të dyja këto.
Nga kantinat e vogla të verës deri te magazinat e mëdha industriale
Sado i vogël apo i madh të jetë projekti juaj, ne kemi zgjidhje për ftohje të proceseve që u përshtaten nevojave tuaja.

Bujqësi
Rrisni rendimentin e të korrave dhe zgjasni kohën e deponimit të frutave dhe zarzavateve duke kontrolluar çdo ndryshim të klimës në serrën tuaj.

Qendrat e të dhënave
Mbajini pajisjet tuaja të IT-së gjithmonë në punë me zgjidhjet e ftohjes nga Daikin që janë projektuar për të sistemuar hapësira me pajisje që prodhojnë sasi të mëdha të nxehtësie.

Ftohje komunale
Rrisni efikasitetin dhe reduktoni konsumin e energjisë në të gjitha ndërtesat në komunitetin ose rajonin tuaj.

Përpunim dhe magazinim i ushqimeve
Ftohja e sigurt e proceseve ofron temperatura të qëndrueshme për prodhimin, transportin dhe deponimin e ushqimeve.

Prodhim
Siguroni funksionim të përkryer me njësitë e ftohjes së pajisjeve, ato frigoriferike dhe njësitë e trajtimit të ajrit nga Daikin.

Marinë
Modelet tona kompakte të ndërtuara me materiale kundër ndryshkjes janë projektuar për t’u bërë ballë kushteve në det të hapur.

Impiante petrokimike
Teknologjitë tona të kontrollit të temperaturës i mbajnë fabrikat petrokimike të sigurta dhe komode, duke rritur efikasitetin.

Farmaceutikë
Shmangni ndotjen e ajrit në mjediset tuaja tepër të kontrolluara me ftohjen tonë të proceseve dhe teknologjitë e kontrollit të lagështisë.

Magazina
Mbroni inventarin tuaj dhe reduktoni faturat e energjisë me zgjidhjet e Daikin për ngrohje, ftohje dhe ajrosje.

Kantinat e verës
Me zgjidhjet e Daikin për kontrollin e klimës, ne garantojmë kushte optimale termike gjatë çdo faze të procesit të prodhimit të verës.
Ftohje infrastrukturore për qendrat e të dhënave
Për t’i mbajtur në funksionim të përkryer pajisjet tuaja të rëndësishme të TI-së, ne ofrojmë zgjidhje të sigurta ftohjeje të projektuara për të sistemuar sasi të mëdha nxehtësie të krijuara nga qendrat e të dhënave dhe qendrat teknologjike.