Merrni nën kontroll komoditetin dhe

kostot e energjisë

ndërtesës suaj

Me zgjidhjet e Daikin për zyrat dhe ndërtesat e mëdha, do të reduktoni në mënyrë të konsiderueshme kostot e punës

me zgjidhjet e klimës me efikasitet në energji.

Biznesi juaj

Fokusohuni në biznesin tuaj

Klima juaj është prioriteti ynë. Me zgjidhjet e Daikin për klimën, ju dhe punonjësit tuaj mund të punoni në komoditet. Ne ju ofrojmë zgjidhjen më efikase në energji, në mënyrë që të mund të fokusoni energjinë tuaj te biznesi juaj.

Efikasitet energjie

Investoni në efikasitetin e energjisë

Investimi në një zgjidhje të Daikin ju kursen para në planin afatgjatë. Kostot e ngrohjes dhe ftohjes përbëjnë të paktën 50% të konsumit tuaj të energjisë, që do të thotë se instalimi i një klime me efikasitet në energji ka ndikim të konsiderueshëm në kostot e përgjithshme të energjisë.

Përfaqësuesi personal

Përfaqësuesi juaj personal i Daikin

Për të garantuar shërbimin më të mirë ndaj klientit, projektit tuaj i caktojmë një pikë të vetme kontakti të Daikin. Ky përfaqësues është i gatshëm t’ju ndihmojë gjatë të gjitha fazave të projektit tuaj, nga ideja fillestare deri te mirëmbajtja pas instalimit.

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në ndërtesën tuaj

 

Nga ngrohja me efikasitet energjetik dhe ajri i kondicionuar, deri te Building Management Systems (Sistemi Menaxhues i Ndërtesave), ne kemi zgjidhje për klimën në zyrat dhe ndërtesat tuaja të mëdha. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për ndërtesën tuaj.

1. Hyrja & Recepsioni
  • Minimizoni humbjen e ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë nga hyrja e ambientit me perdet tona të ajrit Biddle dhe kurseni deri në 72% në kosto duke i lidhur me pompat e ngrohjes në vend të energjisë elektrike.
  • Programet inteligjente e bëjnë kontrollin e klimës të lehtë në të gjithë ndërtesën dhe Sistemi Menaxhues i Ndërtesave (BMS) ju lejon të integroni dhe kontrolloni të gjitha aspektet e ndërtesës suaj (ngrohje, ftohje, energji elektrike, ndriçim, ashensorë, etj.)
2. Zyra
  • Kaseta e sheshtë unike integrohet në mënyrë të përkryer në tavanet e lëshuara dhe fuksionon pa zhurmë, gjë që nuk pengon gjatë punës në zyrë.
  • Thithni ajër të pastër dhe të shëndetshëm pa myk dhe substanca alergjike.
3. Dhoma e konferencave
  • Mundësoni tavane të larta duke instaluar ngrohje nën dyshemore.
4. Kuzhina dhe dhoma pushimi
  • Integroni me lehtësi ujin e të ngrohtë për nëpër kuzhinat dhe dhomat e pushimit.
5. Dhomat e serverëve
  • Ftohje e sigurt e infrastrukturës deri në -20°C për dhomat e serverëve.
6. Dhoma e takimeve
  • Syri inteligjent e drejton qarkullimin e ajrit larg njerëzve dhe e kalon automatikisht njësinë në regjimin me kursim energjie ose e fik kur zbulon se dhoma është e zbrazët.

Larmia e pajisjeve tona të brendshme është projektuar për t’u integruar në mënyrë të përsosur me zyrat tuaja.

Kasetë

Kasetat tona për tavane janë projektuar që ajri të qarkullojë në mënyrë optimale në të gjitha llojet e hapësirave të vogla dhe të mëdha, ndërkohë lirojnë hapësirë në mure dhe në dysheme. Me gamën më të madhe në treg, ne garantojmë një përshtatje të përkryer me ndërtesën tuaj dhe strukturën e enterierit. Me gamën më të madhe në treg, ne garantojmë një përshtatje të përkryer me ndërtesën tuaj dhe strukturën e enterierit.

Kasetë

Kasetat tona për tavane janë projektuar që ajri të qarkullojë në mënyrë optimale në të gjitha llojet e hapësirave të vogla dhe të mëdha, ndërkohë lirojnë hapësirë në mure dhe në dysheme. Me gamën më të madhe në treg, ne garantojmë një përshtatje të përkryer me ndërtesën tuaj dhe strukturën e enterierit. Me gamën më të madhe në treg, ne garantojmë një përshtatje të përkryer me ndërtesën tuaj dhe strukturën e enterierit.

Me montim në mur


Njësitë tona me montim në mur janë të njohura për dizajnin e tyre në mbarë botën. Pamja e tyre elegante i jep kontrollit të klimës një paraqitje moderne.

E varur në tavan


Kasetat me varje në tavan janë projektuar për të qenë fleksibile. Kjo është zgjidhja ideale për hapësirat të cilat të cilat nuk kanë tavane të lëshuara ose kanë hapësirë të kufizuar në dysheme. Kontrollet individuale të fletëve dhe këndet e shumta të daljes së ajrit e bëjnë shumë të lehtë përshtatjen në çdo enterier.

Me qëndrim në dysheme


Njësi me qëndrim në dysheme janë ideale për dhomat me tavane të larta. Afërsia e tyre me tokën është optimale për ngrohjen dhe ftohjen e perimetrit.

Përmirësoni ose zëvendësoni me lehtësi zgjidhjen tuaj ekzistuese të klimës.

 

Njësitë e Daikin konsiderohen si “të gatshme për zëvendësim”. Me kursime të larta të energjisë dhe kosto minimale të instalimit, me shpejtësi do të riktheni kostot e investimit.

replacement_logo.png
Ripërdorni tubacionet dhe lidhjet elektrike ekzistuese

Të projektuara për instalime të shpejta, zgjidhjet tona për zyrat dhe ndërtesat e mëdha ripërdorin tubacionet dhe lidhjet elektrike ekzistuese për të eliminuar kostot e tepërta dhe për të minimizuar kohën joproduktive.

Minimizoni kostot e instalimit, zyra dhe ndërtesa të mëdha

Njësitë fleksible, siç janë kasetat plotësisht të sheshta të Daikin, përshtaten direkt në pllakat standarde të tavanit për të minimizuar kostot e instalimit.

Integrohet me pajisje të palëve të treta, zyra dhe ndërtesa të mëdha

Intelligent Touch Manager është një sistem menaxhimi biznesi që integrohet me pajisjet tuaja të palëve të treta.

Nga zyrat e vogla deri te godinat e mëdha

 

Sado i vogël apo i madh të jetë projekti juaj, ne kemi zgjidhje për ngrohje dhe ftohje që i përshtaten ndërtesës suaj. Gjeni zgjidhjen e duhur që i përshtatet madhësisë apo nevojës së ndërtesës suaj.

office-small-710x460.png

Zyrat e vogla

Zgjidhja jonë Sky Air është ideale për hapësirat e vogla, me kontrolle të ndara për secilën njësi.

Springbok_Daikin17_MarieMero-229.png

Objektet afariste të mesme

Zgjidhjet tona VRV mund të plotësojnë të gjitha nevojat tuaja të klimës. Ideale për hapësirat e vogla dhe të mesme, me opsione për kontrollimin e njësive në mënyrë të centralizuar ose individualisht.

Office-large-710x460.png

Objektet afariste të mëdha dhe gradaçelat

Çillerët dhe pajisjet e ajrit janë zgjidhja optimale për hapësirat e mesme dhe të mëdha, dhe mbulojnë të gjitha nevojat tuaja të klimës duke përdorur një sistem të menaxhuar në mënyrë të centralizuar.

Office-lobby-710x460.png

Hollet e mëdha të zyrave

Perdet e ajrit Biddle përmirësojnë stabilitetin e klimës së brendshme duke reduktuar humbjen në ngrohje dhe ajër të kondicionuar. Perdet e ajrit Biddle e rrisin efikasitetin në energji deri në 72%.

offices-controls.png

Kontrolle inteligjente

BMS (Sistemi Menaxhues i Ndërtesave) dhe Intelligent Touch Manager ju lejojnë të kontrolloni klimën tuaj nga çdo vend dhe në çdo kohë. Zgjidhni mes kontrolleve me menaxhim në mënyrë të centralizuar ose lokale, vendosni programet e kohëmatësve, optimizoni konsumin e energjisë me mjetet e menaxhimit të energjisë dhe integroni lehtë me pajisjet e palëve të treta.

freshair.png

Ajër i freskët

Sillni ajër të freskët dhe të shëndetshëm me njësitë tona të trajtimit të ajrit. Ato janë ideale për ambientet e mesme dhe shumë të mëdha dhe të përshtatshme me të gjitha zgjidhjet e Daikin duke përdorur sistemin tonë të kondicionimit të ajrit.

Ne jemi aty për ju

Një sistem HVAC i mirëmbajtur shton vlerë dhe vazhdimësi.

Marrja e hapave për të zgjatur jetëgjatësinë e punës së instalimit siguron që produktiviteti dhe shëndeti i punonjësit tuaj të mos prishet.